75 Mall Live Search
17:48 / E Diele, 04 Prill 2021 / C E

Shkëmbi prononcohet pas humbjes nga Prishtina: Do të jemi deri në fund në luftë

Prishtina e ka fituar derbin e javës së 27-të në udhëtim te Ballkani 0-1.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga mbrojtësi vendas, Armend Thaqi që realizoi në portën e tij autogol.

Suharekasit kanë mbetur të zhgënjyer me humbjen, derisa trajneri Bledi Shkëmbi u shpreh se ndikoi autogoli.

“Ndikoi autogoli, por deri në ato minuta as ne nuk bënim diçka të mirë edhe për meritë të kundërshtarit. Nuk arritëm të dilnim të bënim atë lojë që jemi mësuar ta bëjmë”.

Tutje Shkëmbi deklaroi se skuadra e tij do të jetë në luftë për titullin deri në fund.

“Mendoj se Ballkani do të jetë deri në fund në luftë me këto dy ekipe. Është bërë garë shumë interesante mes këtyre tri ekipeve”.

“Ka edhe shumë pikë në lojë dhe mendoj se do të jetë interesant”, ka deklaruar Shkëmbi.