14:36 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shkëmbi pushton majën më te rrezikshmë të Alpeve Shqiptare “Majën e Thatë”

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste Shkëmbi fundjavën qe e lam pas ngjiti majën pothuaj më sfiduese të Alpeve Shqiptare Majen e Thatë me lartesi 2406m/lmd, dhe se falënderimin dhe ngjitjen kryesisht ua dedikon tri vajzave të shoqatës, të cilat jo që ngjitën por mund të themi vrapuan, duke arritur ne lartësinë e tyre rreth orës 11:00 të dites se shtunë.

Në bazë të hulumtimeve, të dhënave nga interneti dhe në veqanti nga banorët lokal këtë bjeshkë deri me tani kanë ngjitur jo me shumë se dhjetra njerëz, dhe asnje vajzë, andaj me modesti e themi se këto vajza shkruan një histori në Bjeshkatarinë tone deklaruan udhëheqesit e Shoqatës sonë! Ngjitjen e realizuam nga ura e Valbonës ne orën 06:00 ku shtegu ishte rreth 20 km ne të dy drejtimet dhe kthimi ne orën 16:00!

Ngjitjen e relizuam pa litarë dhe ne kthim me litarë, për arsye sigurie. Ne fund udhëheqesit e shoqatës apeluan se të gjithë ata që synojnë ngjitjën të kenë pergaditje të mirë psikofizike.

Vërejtje:

Bjeshka është shumë e rrezikshme, e dimë që në vitin1985ka qene nje ngjitje me fatalitet,andaj ju kisha lutë të gjithë ju që do nxiteni ta bëni, të jeni dy tre veta jo me shumë, dhe të keni pergaditje të mirë psikofizike!