75 Mall Live Search
22:07 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / C E

Shkëmbi takohet me drejtuesit e Ballkanit, shumë shpejtë zyrtarizimi

Bledi Shkëmbi pritet të jetë timonieri i ri i skuadrës nga Suhareka, që pritet të pasojë Ismet Munishin e shkarkuar.

Sipas Panorama Sport, trajneri korçar është takuar sot me presidentin e klubit të Ballkanit, ku kanë arritur dhe akordin paraprak.

Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Indeksonline kishte raportuar ditë më parë se favoriti i drejtuesve të Ballkanit është Shkëmbi i cili më parë ka drejtuar skuadrën e Lirisë. /IndeksOnline/