17:36 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

Shkëmbim sulmuesish mes Interit dhe Marseille

Kur jemi në prag të përfundimit të merkatos verore, Inter dhe Marseille kanë bërë një shkëmbim sulmuesish.

Futbollisti argjentinas Joaquín Correa ka kaluar nga skuadra italiane te ajo franceze, shkruan IndeksOnline.

Marseille ka paguar 2 milionë euro për huazimin e Correas dhe 10 milionë të tjerë do ti paguaj në fund të sezonit për blerje të detyrueshme, nëse kualifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër skuadra e Interit ka rikthyer sulmuesin kilian, Alexsis Sanchez.

Ai i bashkohet zikaltërve në marrëveshje afatshkurtër, dhe do të jetë zëvendësues i Correas.

Sanchez është rikthyer te Interi pasi u largua një vit më parë në drejtim të Marseille.

34-vjeçari luajti për tre sezone te skuadra italiane, ku luajti 79 ndeshje dhe shënoi 16 gola./IndeksOnline/