75 Mall Live Search
14:42 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shkëmbimi Dybala-Icardi është ende i mundur

Ende ka mundësi për një marrëveshje shkëmbimi Dybala-Icardi në mes Juventusit dhe Interit.

Pavarësisht se ka pasur mohime nga të dyja skuadrat, ka mendime se Paratici dhe Marotta mund të vendosin për këtë shkëmbim, transmeton Indeksonline.

Sipas Sky Sport problemi do të jetë gjetja e një vlerësimi të barabartë për të dy lojtarët. Interi kishte vendosur një çmim prej 80 milionë eurosh për Icardi, një shifër e ngjashme për të cilën Dybala mund të ishte transferuar në Manchester United./Indeksonline/.