23:54 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shkëmbimi Navas – Areola afër, këto janë detajet

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain tani janë afruar më shumë në shkëmbimin e Alphonse Areola dhe Keylor Navas.

RMC raporton që një marrëveshje është shumë afër përfundimit, pasi klubet kërkojnë të shkëmbejnë portierët e tyre.

Keylor Navas tashmë ka dhënë miratimin e tij për t’u bashkuar me PSG për të pasur më shumë minuta lojë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa thuhet se Areola ka gjetur një marrëveshje me Real Madrid këtë mbrëmje dhe një veprim është afër të ndodhë.

Raportimet e tjera kishin deklaruar gjithashtu se Areola kishte dy ditë më parë një telefonatë me Zinedine Zidane dhe ishte bindur për një transferim në Los Blancos./Indeksonline/