Shkëmbyen fanellat – UEFA vendos për Neymari se a do të luan në finale

Pas ndeshjes ndërmjet Leipzig dhe Parisit në Ligën e Kampionëve, në media qarkulluan lajme se Neymar mund të ndëshkohet nga UEFA.
Protokolli i ri i UEFA-s i përpiluar për pandeminë, thotë se futbollistët nuk duhet shkëmbyer fanellat mes veti, shkruan IndeksOnline
Por, shtëpia numër një e futbollit në botë nuk e ka në mend që ta ndëshkojë sulmuesi brazilian, pasi finalja është një ëndërr për çdo futbollist.
Kujtojmë se finalja e madhe do të zhvillohet me 23 gusht në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.
