16:20 / E Mërkurë, 17 Prill 2019

Shkenca i zbulon sekretet për një lidhje të suksesshme

A ka çifte që kanë lidhje të shëndetshme dhe të lumtur? Padyshim.

Por, shumicën e rasteve, kjo ka të bëjë pak me sasinë e dashurisë që e kanë për njëri-tjetrin.

Siç ka shkencë shpjeguese prapa elementeve tjera të lidhjeve njerëzore, padyshim se ka shkencë edhe prapa një lidhje të përmbushur e të shëndetshme.

Fillimisht, duhet ta keni parasysh këtë: lidhjet janë komplekse! Shumë komplekse.

Lidhjet janë komplekse sepse qeniet njerëzore vetvetiu janë komplekse, dhe disa njerëz janë më kompleks se tjerët.

E dyta, të gjitha lidhjet janë të ndryshme.

Tani, më poshtë ju sjellim disa këshilla të cilat, sipas shkencës, janë sekretet për një lidhje të shëndetshme e suksesshme.

Mësoni si të fjaloseni

Fjalosjet ndodhin në çdo lidhje dhe ndonjëherë janë të domosdoshme për zgjidhjen e konflikteve. Por, shumë njerëz në lidhje fillojnë ta sulmojnë me fjalë partnerin në vend se ta prekin temën për çka diskutohet. Në asnjë moment nuk duhet të ketë ofendime personale.

Duhet të mësoni si të fjaloseni dhe të përqendroheni vetëm në temën që është ngritur. Duhet të mësoni t’i shprehni mendimet dhe ndjenjat pa e ofenduar personin tjetër.

Shpenzoni kohë kualitative bashkë

Ndonëse asnjëherë nuk mund t’i riktheni vitet e para të martesës apo lidhjes, padyshim se përpjekja për të shpenzuar kohë kualitative së bashku është përgjegjësi e çdo njeriu.

Koha kualitative është e domosdoshme për mirëmbajtjen e lidhjeve të ngushta.

Kontakti me sy

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, kontakti me sy me partnerin i rritë ndjenjat e afërsisë.

Provoni diçka të re

Të gjithë punojmë shumë dhe ndihemi të stresuar.

Madje, mund të keni probleme financiare dhe kohërat e vështira po vijnë.

Por, kurdo që keni mundësi, provoni të bëni gjëra të reja dhe unike me partnerin.

Idetë e tilla janë hiking-u, kamping-u, ushtrimet fizike, etj.