12:21 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur zgjidhje për burrat që kanë probleme me ejakulim të shpejtë

Një hormon që bllokon të ashtuquajturën “hormon dashurie”-oxytocin mund të jetë një trajtim efektiv për derdhjet e parakohshme, e cila prek një në tre burra.

Studimet e hershme treguan se ajo ishte e sigurt dhe efektive, me një përmirësim afër katërfish të simptomave.

Ejakulimi i parakohshëm përcaktohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Mjekësisë Seksjuale si ejakulim “brenda një minute”. Kjo mund të cojë në ankth dhe depresion, dhe mund të shkatërrojë jetën seksuale dhe martesat.

Faktorët psikologjikë dhe biologjikë mund të luajnë rol.

Disa studime sugjerojnë se mund të ketë një element gjenetik dhe është i lidhur gjithashtu me inflamacionin e prostatës (të njohur si prostatiti), çrregullimet e tiroides dhe përvojat e mëparshme traumatike.

Trajtimet përfshijnë këshillimin për të reduktuar nivelet e ankthit dhe përdorimin e kremave të anestezisë lokale për të zvogëluar ndjeshmërinë.

Pilila e re, cligosiban, është një “antagonist i oksitocit”, që do të thotë se ndalon lidhjen e oksitocitës-hormonit të dashurisë- me qelizat e trupit. Ideja është që nëse ky hormon mund të bllokohet, atëherë momenti i derdhjes mund të vonohet.

Oksitocin është një hormon i prodhuar në hipotalamus, një zonë në tru që luan një rol kyç në sjellje – nga inkurajimi i lidhjes së nënës me fëmijën dhe laktacionit, në ndjeshmëri, bujari dhe orgazmë./Indeksonline/