10:05 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Shkencëtarët dalin me dyshime se koronavirusi përcillet edhe gjatë raportit intim

Infektimi me koronavirus gjatë marrëdhënieve intime nuk mund të përjashtohet si mundësi. Pohimi vjen nga shkencëtarët pas sugjerimeve të derivonshme se akti seksual nuk përbën rrezik infektimi për njerëzit. Por analizat e kryera kanë hedhur dyshime të forta se edhe raportet intime mund të jenë burim infektimi me koronavirus.

Pyetja e parë dhe më e rëndësishmja për studimin e fundit, botuar në “Fertiliteti dhe Steriliteti”, ishte: “A mund të përhapet virusi përmes spermës?’ Urologu Dr James Hotaling, bashkëautor i studimit, në Universitetin e Shëndetësisë në Utah, SHBA, shprehet se gjetjet e tyre kanë treguar se kjo gjë nuk është e mundur.

Por nga Kina, raportohet se janë analizuar mostrat e spermës së 34 meshkujve të rritur në Kinë që ishin diagnostikuar me simptoma të buta të Covid-19.

Shkencëtarët nuk gjetën ndonjë provë të virusit në spermën e tyre. Por shtuan se ata nuk mund të përjashtonin mundësinë që virusi mund të ishte në lëng seminal gjatë periudhës infektive.

Disa ekspertë kanë ngritur shqetësime se virusi mund të hyjë në testikuj, ku prodhohet sperma, e cila mund të shkaktojë dëmtim afatgjatë. Kjo teori bazohet në atë se si virusi futet në qeliza – përmes një receptori të quajtur ACE2, i cili është i pranishëm në qelizat në të gjithë trupin.

Ekuipi i shkencëtarëve në Kinë, tha se gjeti prova, ndonëse pak, që ACE2 është i pranishëm në indet testikulare.

Sidoqoftë, ata janë akoma të shqetësuar në lidhje me arsyen pse një e pesta e burrave të infektuar që morën pjesë në studim, kishin dhimbje të testikujve. Një lidhje midis virusit dhe dhimbjes së testikujve është raportuar edhe nga shkencëtarët ndërkombëtarë.

Për më tepër, marrëdhënia intime përfshin puthje dhe përqafime të cilat janë burim evident i përcjelljes së infeksionit të koronavirusit, i cili armën kryesore të përhapjes e ka nga rrugët e frymëmarrjes së njeriut, hunda dhe goja.