14:03 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Shkencëtarët gjejnë një organ të ri, në fyt

Ekspertët kishin menduar deri tani se kishte vetëm gjëndra pështymore mikroskopike brenda nazofaringit prapa hundës.

Por, studiuesit nga një institut holandez kanë zbuluar një grup të ri të gjëndrave të pështymës me gjatësi gati 2 cm.

Gjëndrat e zbuluara rishtas u quajtën gjëndra tubore të pështymës për shkak të pozicionit të tyre mbi pjesën e kërcit të quajtur torus tubarius, shkruan Indeksonline.

Studiuesit thanë se gjëndrat e zbuluara rishtazi, do të përdoren për të lubrifikuar pjesën e sipërme të fytit pas hundës dhe gojës.

Për të konfirmuar zbulimin e tyre, shkencëtarët, të udhëhequr nga onkologu Vauter Vogel, ekzaminuan 100 pacientë dhe zbuluan se të gjithë kishin ato gjëndra dhe ata copëtuan zonën e nazofaringut të dy trupave dhe rezultatet ishin të njëjta./Indeksonline/