75 Mall Live Search
12:04 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkencëtarët kanë gjetur pikën e trurit që i bën pacientët të relaksuar gjatë operacioneve në tru

Qeshja me të vërtetë është ilaci më i mirë për kirurgji të trurit pasi ndihmon në qetësimin e pacientit, ka gjetur një studim i ri.

Gjatë kirurgjisë delikate të trurit ku pacientët qëndrojnë zgjuar, ata mund të hyjnë në panik dhe kështu edhe të fillojnë të lëvizin, e kjo mund të jetë kërcënuese për jetën.

Por, neuroshkencëtarët amerikanë kanë gjetur një mënyrë për të gudulisur një zonë të trurit në mënyrë elektronike për të nxitur qeshjen e menjëhershme të pacientit, duke u ndjekur nga një ndjenjë qetësie dhe lumturie.

Teknika ishte një mënyrë potencialisht transformuese për të qetësuar disa pacientë gjatë operacionit të trurit ku duhet të qëndrojë zgjuar, thonë autorët e studimit.

Për mbrojtje optimale të funksioneve kritike të trurit gjatë operacionit, pacientët mund të kenë nevojë të jenë të zgjuar dhe jo të sedatuar, kështu që kirurgët mund të flasin me ta, të vlerësojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të zbulojnë dëmtime që mund të lindin nga resektimi.

Dhe teknika që redukton ankthin mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar depresionin ose dhimbjen kronike./Indeksonline/