13:47 / E Enjte, 25 Prill 2019

Shkencëtarët krijojnë organe njerëzore transparente përmes një teknike të re

Studiuesit në Gjermani kanë krijuar organe transparente njerëzore duke përdorur një teknologji të re që mund të hap rrugën për të parë pjesët e trupit 3D.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Ali Erturk në Universitetin Ludwig Masimilians në Mynih kanë zhvilluar një teknikë të re që përdorët si tretës për t’i bërë organet si truri dhe veshkat, transparente, shkruan ‘Daily Mirror’, transmeton Indeksonline.

Organi është skanuar pastaj me një laser në një mikroskop i lejon studiuesit që të shohin të gjithë strukturën duke përfshirë enët e gjakut dhe cdo qelizë të vetme.

Erturk thotë se ky projekt do të shënoj një hap përpara për të parë 3D  në fushën mjekësore.

Ekipi i Erturk planifikon të fillojë duke krijuar një pancreas gjatë 2-3 viteve të ardhshme dhe gjithashtu shpreson të zhvillojë një veshkë brenda 5-6 viteve.

Hulumtuesit do të testojnë së pari për të parë nëse kafshët mund të mbijetojnë me organet transparente të krijuara dhe mund të fillojnë sprovat klinike brenda 5-10 vitesh, tha ai./Indeksonline/