75 Mall Live Search
16:30 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shkencëtarët krijojnë tulla hapësinore për ndërtimet e ardhshme në Hënë

Shkencëtarët në Indi pohojnë të kenë bërë tulla të veçanta për ndërtime në Hënë që do të lejonin ngritjen e sendeve në satelitin tonë natyror për eksplorimin e tij të hollësishëm.

Ato, sipas tyre, janë prej materiali që simulon sipërfaqen hënore bazuar në mostrat e tij të mbledhura nga NASA gjatë misionit të saj, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët në Institutin e Shkencave në Indi, në bashkëpunim me kolegët e Organizatës për Kërkime të Hapësirës, kanë prodhuar ato që ata pretendojnë se janë “tulla hapësinore”.

Kjo shpikje, sipas mediave lokale, do të lejojë ndërtimin e objekteve në Hënë, përfshirë ndërtimin e ndërtesave që kërkojnë përdorimin e mjeteve që gjenden në sipërfaqen e saj.