10:07 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët krijojnë vezore artificiale, u japin shpresë grave që nuk mund të lindin

Grave që nuk mund të kenë fëmijë i është dhënë një shpresë e re- pasi shkencëtarët kanë krijuar një vezore artificiale.

Një organ sintetik- i bërë nga indet e gruas-mund të transplantohet në një femër e cila nuk mund të mes shtatzënë, pasi ka probleme me vezore.

Ajo pastaj mund të vazhdojë të prodhojë vezë natyrshëm, transmeton Indeksonline.

Kjo teknologji ka avancuar posaçërisht për të ndihmuar gratë dhe vajzat të cilat përballen me kimioterapinë për trajtimin e kancerit.

Ilaçet e kimioterapisë mund të ndikojnë që gratë të bëhen sterile pasi ato mund të dëmtojnë vezoret.

Vajzat e reja të cilat ende nuk kanë arritur fazën e pubertetit mund të bëhen sterile para se vezoret e tyre të prodhojnë vezë.

Një metodë për të parandaluar këtë është ngrirja e indit ovarial- i cili prodhon vezë- përpara trajtimit të kimioterapisë duke e zëvendësuar atë./Indeksonline/