17:03 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët në prag të pilulës e cila nuk lejon të trasheni sado që hani ushqim

Ndoshta tingëllon si e pavërtetë.

Por shkencëtarët besojnë se ata janë në rrugë për të zbuluar një pilulë e cila do ju lejojë të hani sa të doni, pa shtuar peshë.

Hulumtimet tashmë janë bërë në minj dhe kjo ka rezultuar me shumë sukses.

Pamjet e publikuara nga hulumtuesit e Universitetit Flinders tregojnë dallimin në mes të dy grupeve të minjve të përdorur në studim.

Sipas studiuesve minjtë kanë një gjen të quajtur RCAN1 e përmes saj edhe është krijuar pilula që do ndihmonte të mos shtonim peshë.

Njerëzit gjithashtu kanë këtë gjen dhe kërkuesit shpresojnë se e njëjta qasje novatore mund të funksionojë për të rritur në mbipeshë./Indeksonline/