12:59 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët para zbulimit të ilaçit kundër ftohjes

Shkencëtarët britanikë besojnë se janë në gjurmë të mënyrës për zbatimin në luftën kundër ftohjeve të zakonshme, me ç’rast nuk do të fokusoheshin në shkatërrimin e viruseve që kanë qindra versione, por vetëm në shërimin e indeve, shkruan BBC.

Infeksioni me ndonjë virus nënkupton depërtimin e ndonjë mikroorganizmi në trup.

Shkencëtarët nga Kolegji imperial londinez testuan në laboratorë bllokuan proteinën kryesore në qelizat trupore, të cilat viruset zakonisht “i rrëmbejnë” për të replikuar dhe përhapur.

Ata po punojnë në mënyrë intensive për zhvillimin e barit që do të ndikojë te personat e ftohur. Studimet e tyre laboratorike treguan se bari duhet t’i jepet pacientit sa më herët, në mënyrë që të ndalohet veprimi i çfarëdo virusi dhe studimet klinike te njerëzit duhet të fillojnë pas dy vjetësh.

Shkencëtarët pohojnë se bari në laborator ka ndikuar vetëm pak minuta pas implementimit në qelizat e mushkërive të njeriut, shkruan revista Nature Chemistry.

Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshme respiratorë. Janë më shumë se 100 lloje të rinoviruseve. Gjatë verës ftohja shkaktohet edhe nga enteroviruset. Inkubacioni është shumë i shkurtër dhe zgjat vetëm një deri në tri ditë.

Temat: