Shkencëtarët tashti mund t’i manipulojnë qelizat e trurit, duke përdorur smartphonë
Një ekip shkencëtarësh në Kore dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpikur një pajisje që mund të kontrollojë qarqet nervore duke përdorur një implant të vogël të trurit të kontrolluar nga një smartphone.
Studiuesit besojnë se pajisja mund t’i shpejtojë përpjekjet për të zbuluar sëmundjet e trurit si Parkinson, Alzheimer, varësia, depresioni dhe dhimbja.
“Pajisja nervore pa tel mundëson neuromodulimin kronik kimik dhe optik që nuk është arritur kurrë më parë,” tha autori kryesor Raza Qazi, transmeton Indeksonline.
Pajisja, duke përdorur fishekë droge të zëvendësueshëm si Lego, dhe energji të fuqishme Bluetooth, mund të synojë neurone specifike duke përdorur drogë dhe dritë për periudha të zgjatura.
Qazi tha se kjo teknologji zbeh në mënyrë të konsiderueshme metodat konvencionale të përdorura nga neuroshkencëtarët./Indeksonline/