23:30 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shkencëtarët thonë se Alzhajmeri mund të zbulohet 20 vite përpara se të filloi sëmundja

Testi i ri për sëmundjen e Alzhajmerit rezulton të jetë 94 % i saktë sipas studimeve më të fundit.

Ky test ka mundësi të parashikoj sëmundjen shkatërruese të trurit 20 vite përpara se të filloi humbja e kujtesës, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Testi i 158 personave me moshë mbi 50 vjeç ka zbuluar se testi i gjakut me testin e kombinuar është 94 % i saktë.

Shkenctarët mendojnë se mund të parashikohet sëmundja 20 vite para fillimit të shfaqjes së simptomave.

Diagnostifikimi i hershëm i Alzhajmerit mund të ngadalësojë progresin e sëmundjes dhe mund të jetë çelësi i zbulimit të ilaçit dhe shërimit të tij./Indeksonline/