10:47 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Shkencëtarët: Toka po rrotullohet më shpejt dhe dita po zgjat më pak

A po rrotullohet Toka më shpejt? Shkencëtarët mendojnë kështu.

Të dhënat zyrtare të kohëmatësve kanë zbuluar se koha është duke kaluar më shpejtë tani, sesa  ka kaluar gjatë gjysmëshekullit të kaluar.

Rrotullimi i tokës tani është më i shpejtë dhe si rezultat i kësaj dita po zgjat shumë më pak gjatë 24 orëve.

Kohëmatësit nëpër botë tani janë duke debatuar nëse duhet të fshijnë një sekondë nga koha për të matur këtë ndryshim, dhe të bëjnë matjen e kohës në një linjë më precize të rrotullimit të saj.

Derisa sekonda shtesë e quajtur “sekonda negative” kurrë më parë nuk është ndërruar, që nga viti 1970 janë shtuar “27 sekonda” me qëllim që ta mbajnë kohën atomike në linjë me atë solare.

Kjo po ndodh, për shkak se me dekada, Tokës i është dashur më shumë se 24 orë që të përfundojë rrotullimin, por që nga viti i kaluar është duke u rrotulluar shumë më shpejtë.

Orët atomike që nga viti 1960 kanë mbajtur të dhëna shumë precize për atë sesa kohë Toka bën një rrotullim, duke zbuluar se gjatë 50 viteve të kaluara ajo është rrotulluar për një fraksion më pak sesa 24 orë (86.400 sekonda) me qëllim që të kompletohet një rrotullim.