Shkencëtarët zbulojnë gjenin që ndikon në infertilitetin tek meshkujt
Shkencëtarët kanë gjetur se minjtë infertil meshkuj kanë mungesë të një ‘gjeni riparues’ dhe shpresojnë se mund të japin përgjigje për rënien e numrit të spermës dhe cilësisë së saj.
Gjeni, XRCC1, është vendimtar për zhvillimin e spermës, siguron sasi të lartë të spermës, lëvizjen e shpejtë, formën normale dhe përqendrimin e fortë.
Më parë, nuk ishte e qartë se sa e rëndësishme ishte XRCC1 për fertilitetin mashkullor.
Por një studim i ri nga studiuesit kinez zbuloi se ishte e vetmja gjë që përcaktoi cilësinë e spermës në një grumbull minjsh mashkullor, transmeton klankosova. Megjithatë, është e paqartë se çfarë mund të shkaktojë mangësi në XRCC1. /Indeksonline/