18:56 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët zbulojnë hormonin që nxitë dëshirën e grave për seks

Studiuesit kanë zbuluar një kimikat i trurit që nxit dëshirën për seks dhe mund të ndihmojë gratë të arrijnë në orgazma më të mira.

“Kisspeptin” i njohur më mirë si “hormoni i puthjes”, ka qenë i lidhur më parë me pubertetin dhe fertilietin, por kërkimet e reja sugjerojnë se nga ajo mund të përfitojnë gratë që vuajnë nga çrregullimi i dëshirës seksuale hipoaktive (HSDD).

Testosteroni nganjëherë jepet për të përmirësuar dëshirat e grave, megjithatë, kjo mund të shkaktojë efekte anësore “mashkullore’, duke përfshirë cimet e fytyrës dhe një zë më të thellë.

Autori i studimit, profesor Julie Bakker nga Universiteti Liege, Belgjikë, tha: “Nuk ka ka trajtime të mira për gratë që vuajnë nga dëshira e ulët seksuale”, transmeton Indeksonline.

“Zbulimi se ‘kisspeptin’ kontrollon tërheqjen dhe dëshirën seksuale hap mundësi të reja emocionuese për zhvillimin e trajtimeve për dëshirën e ulët seksuale”.

HSDD mendohet të ndikojë deri në 40 për qind të grave në një pikë në jetën ë tyre në SHBA dhe Britani të Madhe. Pesë deri në 15 për qind vuajnë vazhdimisht.

Një tjetër autor i studimit, Ulirch Boehm, nga Universiteti Saarland, Gjermani, shtoi: “Deri tani nuk dihet fare se si truri lidhet së bashku me ovulimin, tërheqjen dhe seksin”.

‘Tani e dimë se një molekulë e vetme – kisspeptin – kontrollon të gjitha këto aspekte përmes qarqeve të ndryshme të trurit që konkurrojnë paralelisht me njëri-tjetrin’.

Kjo do mund ta na ndihmojë shumë për gjetjen e një kure për këtë gjë./Indeksonline/