17:17 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët zbulojnë se duhet vetëm një e treta e sekondës për t’u dashuruar

Shkencëtarët kanë pohuar se rënia në dashuri mund të ndodh më shpejt se që keni menduar ndonjëherë.

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se ky proces merr më pak se një të tretën e sekondës- pra më shpejt se mund ta injoroni dikë me sy.

Neuroshkencëtarët thonë se njerëzit identifikojnë gjininë e kundër për vetëm 244 milisekonda, pastaj japin një vendim mbi atraktivitetin e tyre vetëm për 59 milisekonda më vonë, transmeton Indeksonline.

Hulumtimi u frymëzua nga mediat sociale dhe nuk mund të jetë një suprizë për këto që ka lëvizur me shpejtësi pëmes fotografive të panumërta në aplikacionet e takimeve.

Një teori është se ne kemi evoluar për të gjetur atraktivitetin shpejt, duke rritur shanset për të përzgjedhur një bashkëshort të përshtatshëm, me pamje të mirë të lidhur me inteligjencën më të lartë dhe shëndet më të mirë./Indeksonline/