18:28 / E Hënë, 19 Gusht 2019

Shkencëtarët zbulojnë vaksinën që shëron alergjinë ndaj maceve

Nëse jeni një adhurues i maceve dhe për shkak të alergjive është e pamundur të qëndroni në afërsi të tyre, ankthi juaj ka marrë fund.

Personat e diagnostikuar me alergji ndaj maceve në të vërtetë janë alergjikë ndaj proteinës Fel-d1 që gjendet në qimet e kafshëve.

Kjo proteinë i bashkëngjitet zbokthit të maceve dhe përhapet në të gjithë zonën në të cilën qëndron macja. Kur proteina Fel-d1 hyn në trupin e një personi  alergjik, ekziston një prodhim i shtuar i histaminës, e cila shkakton skuqje në sy, teshtitje dhe gulçim.

Kjo është veçanërisht e rrezikshme për njerëzit me astmë ose ndonjë formë tjetër të sëmundjes që ndikon në rrugët e frymëmarrjes.

Një vaksinë e quajtur “HypoCat” është zgjidhja për ata që kanë këtë problem. Shkencëtarët kanë zhvilluar këtë vaksinë për më shumë se dhjetë vjet, duke theksuar se hulumtimet dhe eksperimentet deri më tani kanë treguar se është shumë efektive, transmeton KosovaPress.

“HypoCat” injektohet me mace, duke forcuar sistemin imunitar, duke i ndihmuar ato të eliminojnë proteinën Fel-d1 nga trupi. Fatkeqësisht, kjo vaksinë nuk ka hyrë ende në përdorim tregtar.