13:40 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Shkencëtari 104-vjeçar nga Australia vdes me vetëdëshirë në Zvicër

Shkencëtari britanik Dr. David Goodall, 104 vjeç, ka vdekur me vetëdëshirë në klinikën zvicerane të vetëvrasjeve në orën 11.40 të mëngjesit të së enjtes.

Simfonia e 9-të e Beethoven u luajt në dhomën e klinikës së vetëvrasjeve në Liestal, pranë Baselit, pasi Goodall mori një mbidozë fatale të një droge, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Një zëdhënës i klinikës tha se ‘kishte shkuar në paqe’, dhe ishte rrethuar nga një numër i vogël i anëtarëve të familjes dhe një mik si ai dëshironte.

Dr Goodall, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Australi, kishte arritur në klinikë pak para orës 11 të mëngjesit, pasi shijoi ushqim të peshkut dhe patate të skuqura në hotelin e tij të mërkurën mbrëma pranë familjes që kishin ardhur për ta mbështetur dhe për t’i thënë lamtumirën e tyre.

Mendohet se ai do të digjet në Zvicër dhe hiri i tij do të kthehet në Australi./Indeksonline/