75 Mall Live Search
22:11 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / MSH

Shkencëtarja e OBSH-së: Mos u frikësoni për variantin Omicron

“Bota nuk duhet të bjerë në panik për variantin e ri Omicron të Covid-19, por duhet të përgatitet”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Duke folur në një konferencë të premten, shkencëtarja e OBSH-së Soumya Swaminathan, tha se situata tani ishte shumë e ndryshme nga një vit më parë.

Raportet sugjerojnë se Omicron është gjetur në afër 40 vende, shkruan BBC.

Është ende e paqartë nëse varianti me mutacion të lartë është më i transmetueshëm ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.

Të dhënat e hershme të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut – ku varianti u zbulua për herë të parë – sugjerojnë se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19 , megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.

Swaminathan tha në konferencën e Reuters NEXT se varianti ishte “shumë i transmetueshëm”, duke cituar të dhëna nga Afrika e Jugut, dhe tha se mund të bëhet lloji dominues në mbarë botën – megjithëse kjo është e vështirë të parashikohet. Delta aktualisht përbën 99% të rasteve globalisht, shtoi ajo.

“Sa duhet të shqetësohemi? Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, jo ​​panik, sepse jemi në një situatë të ndryshme nga një vit më parë,” përfundoi ajo.