Shkenda Dubova paralajmëron këngën e re

Shkenda Dubova ka paralajmëruar që do të kthehet në tregun muzikor pas një pauze.
Ajo madje ka cekur që do të jetë hera e fundit që do të këndoj, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë në “Glamour Zone”, artisja tha se ky do të jetë projekti i fundit që do ta lansoj.
“Jam duke punuar në një këngë të re të punuar nga Fifi që është një bashkëpunim. Kjo do jetë kënga ime e fundit që do ta realizojë”, tha ajo.
Ajo u shpreh se nuk është e dedikuar për këtë profesion. Edhe pse më pëlqen fama, unë nuk e ndjeva veten mirë dhe e pashë që jam për diçka tjetër.
“Ishte sepse unë nuk jam e dedikuar për këtë punë. Do të thotë ‘Qejfi është më i madh se Stambolli’ por ndoshta një kohë kur fillova të bëjë shumë këngë më priste shumë mirë publiku, mua gjithnjë më ka pëlqyer fama. Kur kam shkuar në koncerte nuk e ndjeja veten mirë dhe pashë veten që unë jam për diçka tjetër”, shtoi ajo./Indeksonline/
