Shkëndija dje luajti me një ekip amator në Kupën e Maqedonisë, shënohen gola qesharak!

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës, pasi mposhti 5:0 ekipin amator, Jeni Maale.
“Kuqezinjtë” shënuan një fitore tejet të lehtë, pasi skuadra kundërshtare ishte tejet amatore, shkruan Indeksonline
Latifi (15’) dhe Kërstevski (28’) shënuan për 2:0, derisa në minutën e 38-të Stefan Kocev shfrytëzon daljen e portierit vendas dhe nga gjysmëpjesa e fushës dërgon topin në rrjetë për 3:0.
Rezultatin e pjesës së parë 4:0 e vendosi sulmuesi Bamba me një goditje fluturimthi një minutë para pauzës.
Pjesa e dytë solli ritëm më të ulët, shans për lojë morën pesë lojtarë nga ekipi i juniorëve (Halimi, Isa dhe Shefiti hynë në minutën e 46-të, Islami e Ziberi në të 75-ën, derisa 90-të minuta luajti Huseini), derisa goli i vetëm erdhi pesë minuta para fundit kur goditja e devijuar e Muhamed Shefitit përfundoi në rrjetë për rezultat final 5:0./Indeksonline/