75 Mall Live Search
15:49 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Shkëndija e Tetovës largon pesë futbollistë

Shkëndija e Tetovës ka konfirmuar 5 largimet nga skuadra në fillim të këtij muaji.

Në gjysmësezonin e mbetur pjesë e kampionëve në fuqi nuk do të jenë Egzon Bejtullai, Zeni Husmani, Shefit Shefiti, Jakup Berisha si dhe Selajdin Mustafi.

Bejtullait i skadoi kontrata dhe e njëjta nuk u vazhdua, me mbrojtësin që dëshiron që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit.

Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë edhe bashkëpunimi me mesfushorin Zeni Husmani si dhe me të rinjtë si Shefiti, Berisha e portieri Mustafi që nuk gjetën hapësira shumë për të luajtur.

Shkëndija ka falënderuar të 5 futbollistët për angazhimin e tyre në fanellën kuqezi, duke ju uruar shëndet dhe suksese në të ardhmen.