75 Mall Live Search
22:24 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / Gj Sh

Shkëndija eliminohet nga Europa League, i bashkohet Dritës në Conference League

Shkëndija ishte e pafat në ndeshjen e dytë të play-offit të Europa League.

Skuadra tetovare pësoi humbje nga gjiganti bullgar, Ludogorets, pas extra-time, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Shkëndija e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1, e me rezulat të njëjtë përfundoi edhe koha e rregullt në ndeshjen e dytë, derisa në vazhdime, Ludogorets shënoi edhe dy gola të tjerë.

Përkundër eliminimit, Shkëndija vazhdon në fazën e ligës së Ligës së Konferencës bashkë me skuadrën e Dritës./IndeksOnline/