Shkëndija fiton si mysafir i Valmieras në ndeshjen e parë (VIDEO)

Shkënidja ka arritur fitore në ndeshjen e parë si mysafire ndaj skuadrës Valmeira nga Letonia me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.
Skuadra nga tetova kaloi e para në epërsi me anë të futbollistit Ljupce Doriev në minutën e 9-të.
Goli i Shkëndijas realizuar nga Ljupce Doriev
Kur të gjithë po prsinin përfundimin e pjesës së parë, senegalezi Djibril Gueye, shfrytëzoi një gabim në mbrojte dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 45-të.
Goli i barazimit nga Djibril Gueye
Shkëndija kaloi përsëri në epërsi me anë të Sidrit Gurit, i cili shënoi në minutën e 63-të.
Goli i Sidrit Gurit për Shkëndijan
Ky ishte edhe goli i fitores për skuadrën tetovare, pas rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar.
Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së konferencës.
Ndeshja e dytë zhvillohet javën tjetër në Tetov, dhe kjo fitore e Shkëndijas është një rezultat i mirë para ndeshjes kthyese./Indeksonline/