75 Mall Live Search
08:31 / E Martë, 12 Gusht 2025 / L A

Shkëndija kërkon të përmbysë rezultatin në Azerbajxhan, synon play-offin e Ligës së Kampionëve

Sonte zhvillohen edhe ndeshjet e kthimit të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Shkëndija, do të jetë mysafir sonte në Baku të Azerbajxhanit, ku do të synojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, të cilët e humbën 0-1 ndaj Qarabagut.

Në rast të një kualifikimi në play-off, ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Ludogorets-Ferencvaros.

Skuadra tetovare, tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës në një nga garat evropiane të UEFA-së, minimumi në Conference League.

Kujtojmë se ndeshja Qarabag-Shkëndija, do të zhvillohet sonte në orën 18:00./IndeksOnline/