Shkëndija merr tre pikë ndaj Slovan Bratislava, rrit shansat për kualifikim tutje në Ligën e Konferencës
Shkëndija ka marr tre pikë të rëndësishme në Ligën e Konferencës, duke rritur shansat për kualifikim në fazën e eliminimit direkt.
Në ndeshjen e sotme, Shkëndija shënoi fitore ndaj Slovan Bratislavës, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Një autogol nga Kenan Bajric në minutën e 33-të dhe një gol nga Sebastjan Spahiu në 45+1 i dhanë fitoren skuadrës shqiptare nga Tetova.
Me këtë fitore, Shkëndija shkon në kuotën e 7 pikëve, derisa Slovan Bratislava ka 3 pikë pas pesë ndeshjeve./IndeksOnline/

