75 Mall Live Search
13:37 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

Shkëndija mund ta lë Ilir Dajën pa asistent, nis bisedimet me Pollozhanin

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija e Tetovës është duke kërkuar trajnerin e ri. Dhe duket se në stolin “Kuqezi” do të vijë trajneri Jeton Beqiri.

Indeksonline mëson se ish-trajneri i klubit arab, Al-Jabalain është duke kërkuar ta marrë me vete edhe asistetin e Ilir Dajës, Artim Pollozhani.

Shkëndija falënderon për kontributin Artim Pollozhanin - Shkëndija Football  Club

Pollozhani në të kaluarën ka luajtur për Shkëndijen e Tetovës dhe madje ka qenë kapiten. Prandaj ardhja e tij si ndihmës mund t’i ndihmojë shumë klubit dhe trajnerit Beqiri.

Artim Pollozhani momentalisht është asistent i Ilir Dajës te Ballkani dhe këtë sezon kanë pasur një ecuri pozitive, si në Superligë, ashtu edhe në UEFA Conference League./Indeksonline/