Shkëndija rikthen trajnerin që numëron 5 trofe me këtë ekip

Shkëndija ka rikthyer trajnerin, Qatip Osmani, pas një periudhe që kaloi në skuadra të tjera.
Trajneri i njohur shqiptar është rikthyer për herë të katërt te Shkëndija.
Ai kishte qenë pjesë e kësaj skuadre edhe më parë duke numëruar 5 trofe. Së fundmi u largua në vitin 2019 nga kuqezinjtë, transmeton IndeksOnline.
Lajmin për rikthimin e tij në skuadër e ka bërë faqja zyrtare e Shkëndisë përmes Facebook./IndeksOnline/