Shkëndija shënon fitore të madhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
Shkëndija ka mposhtur skuadrën estoneze, Kalju me rezultat 0-1 në ndeshjen e parë të rundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Skuadra tetovare ishte më e mirë në të gjitha aspektet dhe u shpërblye në minutën e 81-të kur fitoi penallti.
Agim Ibrahimi ishte i saktë nga pika e bardhë dhe kaloi Shkëndijën në epërsi.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 16 korrik në stadiumin e Shkupit. /IndeksOnline/