75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 05 Gusht 2025 / L A

Shkëndija synon një tjetër sukses historik, pret Qarabagun në Shkup

Sonte nisin ndeshjen e raundit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Shkëndija, e cila është skuadra e vetme shqiptare në garat e Ligës së Kampionëve, do të presë në Shkup, Qarabagun.

Skuadra nga Tetova, tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës të garave të UEFA-së, në rastin më të keq kualifikimin në Conference League.

Kujtojmë se ndeshja e shumëpërfolur, do të zhvillohet sonte në stadiumin “Todor Proeski”, të Shkupit në orën 20:00./IndeksOnline/