75 Mall Live Search
13:03 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

SHKK- Asnjë i burgosur nuk është i prekur me Covid-19

Shërbimi Korrektues i Kosovës  ka njoftuar opinion publik se ashtu siç kemi raportuar në vazhdimësi, deri më tani në qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit, asnjë i burgosur nuk është prekur me virusin “Covid 19”, ndërsa kanë rezultuar pozitivisht shtatë zyrtarë korrektues, transmeton IndeksOnline.  

SHKK bën të ditur se nga shtatë të infektuarit, pesë janë nga Qendra e Paraburgimit Mitrovicë, një nga Qendra Korrektuese Dubravë dhe një nga Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

“Nga ky numër, të shëruar janë pesë,  ndërsa dy zyrtarë janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thekson komunikata.

Ky institucion bën të ditur se është duke vepruar sipas planit operativ “Coronavirus”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Pandemisë Covid -19.