75 Mall Live Search
18:31 / E Martë, 13 Shtator 2022 / k.v

SHKK falënderon ata që ndihmuan në ngritjen e nivelit të sigurisë dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të  SHKK-së, Sami Gashi, pritën në takim  përshëndetës, Drejtorin e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Shawn Waddoups dhe Këshilltaren e Programit të ICITAP për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Pamela Wallace, të cilët i falënderuan për kontributin e dhënë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, veçanërisht për mbështetjen në avancimin dhe profesionalizimin e stafit të SHKK-së, si në ngritjen e nivelit të sigurisë ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Gjatë takimit, Waddoups dhe Wallace u shprehën të kënaqur me formën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të arritur duke krijuar një eksperiencë të mirë me Shërbimin Korrektues të Kosovës, ndërsa i përgëzuan Ministren Haxhiu, Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Gashi dhe gjithë stafin e SHKK-së për bashkëpunimin e ofruar, punën, angazhimin dhe të arriturat e përbashkëta në SHKK.

Në fund të takimit, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Sami Gashi dhe Zëvendësuesi i zv.Drejtorit të SHKK-së, Ismail Dibrani, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritanishëm dhuruan nga një mirënjohje për Waddoups dhe Wallace, ndërsa i uruan mirëseardhje Drejtoreshës së re të Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tamra Greig, ku u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me ICITAP/INL edhe në të ardhmen.

Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon përzemërsisht Ambasadën Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe ngritjen profesionale në të gjitha fushat./IndeksOnline/