SHKK fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga 28 dhjetori 2020, do të fillojë lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare.
Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një anëtari të familjes.
Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat antiCovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues).
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin shëndetësor të burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.