SHKK-ja nënshkruan memorandum të bashkëpunimit me KGJK-në

Sot, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi midis SHKK-së dhe KGJK-së.
Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy institucioneve për përfshirjen e informacioneve të nevojshme në Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).
Drejtori i përgjithshëm i SHKK-së Dibrani dhe kryesuesi Zogaj, theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejmë të sistemit SMIL në gjyqësor, i cili synon digjitalizimin e punës, rritjen e transparencës dhe forcimin e sundimit të ligjit, bazuar në standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërinstitucional, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta.