75 Mall Live Search
22:47 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

ShKK kërkon të furnizohet me dyshek e batanije antizjarr, ndan mijëra euro për tender

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ditë më parë ka bërë njoftimin për kontratën e radhës. Këtë herë SHKK ka bërë kërkesë që të furnizohet me dyshek, batanije dhe jastëk antizjarr, shkruan IndeksOnline.

Vlera e parashikuar për këtë tender është 150 mijë euro, dhe se furnizimi duhet të bëhet me afat të shkurtuar kjo pasi që dyshekët aktual janë tejet të dëmtuar. Sipas njoftimit për tender nga ana e prokurimit, me këto produkte do të furnizohen institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, më konkretisht qendra në Lipjan.

Në po të njëjtin njoftim, vlerësohet se afati kohor për furnizimin e tenderëve shkurtohet, kjo për një arsye.

“Projektet kapitale kanë qenë të pezulluara nga MFT, tani për të realizuar këtë projekt duhet të shkurtohet afati dhe të përfitojmë në kohë, dyshekët aktual janë tepër të dëmtuara dhe ka mundësi që të paraqitet ndonjë sëmundje nga to”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Tutje, Operatori Ekonomik ka të drejtë të dorëzoj tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohet gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhen shqipe dhe serbe. Poashtu, Operatorit Ekonomik për të cilin synohet dhënia e kontratës obligohet të ofroj mostrat për testim. /IndeksOnline/