75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në QK Dubravë, pastruesi tentojë të fuste drogën

Sot rreth orës ‪07:55 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalonin kontrabandën brenda qendrës.

Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L. i punësuar pastrues në QK Dubravë, kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike.

Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, i cili ka lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj të dyshuarit është marrë masa e suspendimit nga puna dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikimin e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.