SHKK synon anëtarësimin në organizatën e Burgjeve të Evropës

Në Berlin të Gjermanisë po mbahet konferenca e 12-të e Asamblesë së Përgjithshme e Drejtorëve të Burgjeve të Evropës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka nisur fazën e konsultimeve për anëtarësim në këtë Organizatë.
Gjatë punimeve të asamblesë, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani ka takuar Drejtorin e Shoqatës Ndërkombëtare të Burgjeve (ICPA) Peter Severin, i cili ka përgëzuar Kosovën për sukseset e arritura dhe trajtimin sipas rregullave ndërkombëtare të burgjeve të personave që mbahen në institucionet korrektuese të Kosovës.
Dibrani dhe Severin janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen./IndeksOnline/