13:51 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shkodër: Grushte e shkelma midis policisë e protestuesve

Me thirrjet Turp! Turp! protestuesit ndoqën nga pas këshilltarët bashkiakë por edhe të deleguarit nga Tirana, të cilët morën pjesë në këtë ceremoni. Mes tyre ishte edhe deputeti Tom Doshi.

Sapo dolën nga dera e godinës së universitetit “Luigj Gurakuqi” ne Shkodër, protestuesit i ndoqën pas për disa kilometra. Në disa momente policia u përpoq t’i ndalonte dhe kjo krijoi dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Në një moment policia tentoi të ndalonte protestuesit. Kjo shkaktoi dhe zemërimin e një protestuesi dhe mes tyre pati grushta dhe shkelma.  U desh ndërhyrja e protestuesve të tjerë dhe të policëve që i ndanin për të mos agravuar më tepër situata.