75 Mall Live Search
23:31 / E Diele, 30 Qershor 2024 / AR

Shkodër/ Hyri për t’u larë në lum, vdes 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Nikç të Shkodrës, ku dyshohet se sapo është futur për t’u larë në lumin Cem, ka pësuar arrest kardiak.

Kështu kanë bërë të ditur policia e Shkodrës.

“Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cem, dyshohet se ka pësuar  arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.