75 Mall Live Search
18:23 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / MSH

Shkodër/ Merr flakë bujtina në Theth (VIDEO)

Digjet nga flakët e zjarrit një bujtinë në fshatin Theth.

Në videon e siguruar nga Ora News, shihet se zjarri ka shkrumbuar katin e tretë të saj. Bujtina e cila u përfshirë nga flakët pasditen e sotme (20 gusht) është në pronësi të familjes Guri.

Sipas pamjeve, duket se në momentin që ka rënë zjarri kanë qenë brenda bujtinës, ndërsa bëjnë përpjekje për të dalë nga objekti.

Shkodër/ Merr flakë bujtina në Theth (VIDEO)

Ndërkohë shërbimi i zjarrfikësve ndodhet në vendin e ngjarjes, sakaq shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta.