Shkodra e ndarë në ‘dysh’ – Dikush në protestë, dikush në tubim të Ramës
I gjithë fokusi i shqiptarëve të Shqipërisë sot është në qytetin e Shkodrës. Atje partia opozitare, PD po mban protestë kundër qeverisë, kurse partia në pozitë, PS po mban tubim me qytetarët para zgjedhjeve lokale.
Partia Socialiste në krye me Edi Ramën po prezantojnë Valdrin Pjetrin në qytetin e Shkodrës si kandidat për zgjedhje. Ky tubim po mbahet nën rrethimin e forcave speciale.
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati hapi takimin elektoral të Partisë Socialiste në Shkodër. Ai u shpreh që ka ardhur koha që Shkodra të përqafojë zhvillimin dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj.
“Shkodra ka ardhur koha të përqafojë të ardhmen, të përqafojë zhvillimin. Duam një Shkodër që duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj, një Shkodër që i bën bashkë të gjithë njerëzit, një Shkodër që duhet të ndërtojë ura dhe jo mure ndarëse, një Shkodër që nuk përbën më lajm kur një grup njerëzish tentojnë të djegin një shkollë”, tha ai./Indeksonline/