75 Mall Live Search
15:59 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkodra: Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike vlerësoi se MPB realizoi mbi 70 % të aktiviteteve

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike ka vlerësuar zbatimin e strategjisë shtetërore për siguri kibernetike.

Nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, ky këshill ka bërë vlerësimin e implementimit të Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike dhe planit të veprimit 2016-2019.

Ky është postimi i tij:

“Si nevojë imediate e kohës Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike ka vlerësuar zbatimin e strategjisë shtetërore për siguri kibernetik.

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike nën udhëheqjen time, ka  bërë vlerësimin e implementimit të Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike dhe planit të veprimit 2016 – 2019. Kjo punëtori u mbështet dhe financua nga OSBE.

Gjatë vlerësimit të zbatimit të aktiviteteve të planifikuara në planin e veprimit për periudhën 2016-2018, Këshilli vlerësoj se mbi 70% e aktiviteteve të planifikuara janë realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera përgjegjëse.

Këshilli doli më rekomandime për periudhën vijuese për realizimin e aktiviteteve të parealizuara dhe u dakord ua për fillimin e përgatitjeve për draftimin e Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike”, ka thënë Shkodra./Indeksonline/