13:38 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Shkodra u zbardh nga breshëri, meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa minuta pak pas mesnatës duke shkaktuar dëme të mëdha në frutikulturë.

Meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani tha se reshjet e breshrit ndodhën për shkak të ndryshimit të beftë të temperaturave gjatë ditëve të fundit, ku ditët me temperatura të u ndoqën rënie të menjëhershme.

Ka pasur reshje të konsiderueshme breshëri dhe reshje të pakta shiu, duke filluar nga ora 00:30 dhe për rreth 50 minuta solli rreth 55 mm reshja.

Kjo ndodhi për shkak të disa ditëve me temperatura të larta duke u pasuar me rënie të menjëhershme të vlerave termike. Kjo solli pikërisht dhe prezencën e reshjeve në formën e breshrit në Shkodër”, shpjegon ai për abc news.